Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi, tha në Kuvend se ata kërkojnë një marrëveshje institucionale për Reformën Zgjedhore, por palët e tjera politike duan pazare.

Mes të tjerash, Murrizi tha se opozita parlamentare nuk do të tërhiqet, pasi Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë ligjet dhe kanë ndryshuar Kushtetutën siç iu ka dashur kokrra e qejfit.

“Halli i madh i kësaj salle janë tenderat. Kam raportin e KLSH përpara, që thotë se mbi 2 mijë tendera i kanë bërë këta. Thotë që MM, MB, Drejtoria e Burgjeve, AKSHI, Infrastruktura, 70% të tenderave i kanë tenderuar me një përfaqësues të vetëm. Trau më i madh është trau që kërkoni t’i vendosni shqiptarëve të kutia e votimit. I cuani votat si ankand, si tender.

Taulant ku je fshehur, hajde këtu, se votat nuk janë ferrave. Thuaji dhe Ramës, Lulit e Monikës, kur keni qenë në këtë sallë bashkë, pa qenë ne tjerët, keni bërë ligje e ndryshuar Kushtetutën sic ju ka dashtë kokrra e qejfit. Unë habitem pse i trembeni aq shumë marrëveshjes institucionale. Ne ju kemi ofruar marrëveshje, ju doni pazare.

Është bërë sport popullor hapja e listave, se ua keni mbyllur kutitë shqiptarëve, ua keni hequr të drejtën e votës, dhe u thoni shkoni e votoni. Zotërinj, koha për pazare besoj se nuk do të jetë kaq e qetë për ju. Ne kërkojmë një kompromis në sinkron me kërkesën e shqiptarëe, ju doni pazare. Pse një marrëveshje të sinqert me ne doni ta quani pazar dhe pesë pazare me ata t’i quani marrëveshje”, tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb