TIRANE

Nënkryetari i kuvendit të Shqipërisë, Myslym Murrizi ka kërkuar nga mazhoranca që të vijojë të bashkëpunojë me opozitën parlamentare. Murrizi teksa akuzoi Ramën për vijimin e marrëveshjes me Lulzim Bashën, kërkoi që të vijohet puna për reformën zgjedhore. Megjithëse e cilësoi vendimin e presidentit si të padëgjuar, ai nuk dha një qëndrim nëse do të votojë pro shkarkimit të tij.

Edhe pse doli të flasë në emër të dy grupeve parlamentare që tashmë janë krijuar në Kuvend, por Myslym Murrizi nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama se vijon të respektojë marrëveshjen e 17 majit të 2017 me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Nënkryetari i Kuvendit, kërkoi nga mazhoranca dhe kryeministri që të bashkëpunojë me opozitën e re të krijuar dhe ti japë asaj vendet që sipas Murrizit i takojnë në komisionin qendror të zgjedhjeve.

Teksa e cilësoi vendimin e presidentit Meta për të cdekretuar 30 qershorin si të paprecedentë, Murrizi nuk dha një qëndrim të qartë nëse deputetët e dy grupeve parlamentare të opozitës do të votojnë pro apo kundër shkarkimit të kreut të shtetit.

Mëngjesin e së henës presidenti i republikës, Ilir Meta dha argumentat të cilat e detyruan që të cdekretojë datën e zgjedhjeve deri sic u shpreh ai në arritjen e një kompromisi midis palëve politike.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb