Deputeti Myslim Murrizi i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që Kuvendi t’i rikthehet normalitetit, pasi ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme.

Lidhur me këtë, Murrizi tha se deputetët duhet të marrin kohën e mjaftueshme për të folur në Kuvend, pasi sa më shumë t’iu kufizohet e drejta e fjalës, aq më shumë iu shtohet oreksi për të folur.

“Gjendja e Jashtëzakonshme ka mbaruar, sot kemi dy ditë që i gjithë vendi nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme. Ndaj do doja që Kuvendi të kthehej në normalitet, deputetët të merrnin kohën e mjaftueshme për të folur. Nëse vijmë e dëgjojmë 10 minuta cilindo titullar dhe nuk kemi të drejtë për të pyetje, duhet të kishin kohë të mjaftueshme të gjithë deputetët të flisnin. Ndaj kërkoj të mblidhet sa më parë Konferenca e Kryetarëve dhe të kthehemi në gjendje normale. Sa më shumë t’ia kufizosh të drejtën për të folur një njeriu, aq më shumë i shtohet oreksi për të folur”, tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb