Deputeti Myslim Murrizi foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura në zgjedhje.

Murrizi tha se propozimi i grupit demkrat ka qenë për lista të hapura kombëtar me një prag të pranueshëm kombëtar për çdo subjekt politik.

Sipas deputetit, në dy takimet e opozitës parlamentare me kryeministrin Edi Rama u arrit që të mos pengohet hapja totale e listave.

“Propozimi i grupit demokrat ka qenë lista të hapura kombëtar me një prag të pranueshëm kombëtar për cdo subjekt politik. Në bisedime dy herë me mazhorancën kemi arritur të mos pengojnë hapjen totale të listave, minimalja 2/3 duhet të jenë hapur, por maksimalja do të jetë në guximin e cdo partie politike. Propozimi i mazhorancës ishte që 1/3 nga lart të ishte e mbyllur, por ne nuk ishim dakord dhe kërkuam që të vihet prag nga poshtë. Propozimi i grupit tim ishte kombëtare i hapur dhe më i pranueshëm te 3%.

Kjo Kushtetutë nuk e ka votën e gjysmës së shqiptarëve. 23 vende të BE kanë këtë sistem që sot e kërkojnë shqiptarët. Për mua i mirë fare do të ishte sistemi mazhoritar i pastër, ku të gjithë kandidatët të përballeshin drejtpërdrejt me balotazh dhe të zgjidheshin ato që donin shqiptarët. Por, mënyra si po shkohet te listat e hapura, absolutisht iu jap të drejtë atyre që nuk po e përkrahin, sepse nuk po e bëjnë ata. Këta e kanë hallin se nuk po e bëjnë këta, sic e bënë më 2008”, tha Murrizi.

A i dhatë Ramës në dorë mundësinë që t’i hiqte mundësinë koalicionit opozitar të ishte bashkë?
Nuk është sic ndodhi më 2007. Më 2021 nuk do të ndodhë kjo, por ajo që votat horizontale do të përkthehen në vota vertikale të emrave. Në 3 zgjedhjet e fundit ka marrëveshje mes palëve, që ti merr ata të tutë, unë të mitë. Duhet të ndahen kush konkurron për drejtor, kush për deputet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb