Deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar në Kuvend kreun e SPAK, Arben Krajën pasi ky i fundit shpalosi raportin ëpr kriminalitetin ëpr vitin 2020.

Murrizi thotë se Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit dhe të shkuarën e tij nuk e ble dot.

Ai madje përmend ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lallën, duke thënë se u bë tabelë qitje, por nuk është e vërtetë që ai është marrë nën hetim pasi u shpall ‘non grata’, por ishte përpara.

Për Murrizin marrja si i pandehur i Llallës nuk është ‘qershia mbi tortë’ e kësaj drejtësie.

‘’E kam shkruar që kam qenë hetues. Të pyeta a ke qenë kandidatpër deputet? Çfarë kompleksi ke? Ke qenë mor ke qenë. I kanë emrat këtu dhe këta. Ashtu ishte sistemi, ashtu ishte PPSH. Edhe hetues, edhe kryetar Gjykate, edhe deputet të bënte. Pse të vjen turp që ke qenë levë e Ramiz Alisë? Si ta thon ë ish-komunistët kanë kaluar ylberin.

Është kurajo është moral, jo vemje që belbëzojnë nëpër dhëmbë. Nuk blihet e kaluara, me ofiqe e para, kërkush nuk e ble. Mund të bëheni mbretër e miliarderë, çfarë keni gëlltitur do e villni. Çfarë është ky kompleks imoraliteti? Pres unë që ky të hetojë ish-funksionarë e ish-zyrtarë. Do e zbardhi ky. Kam sekuestruar tha sot live 31 pasuri të Ylli Ndroqit. Ai është i fundit i vargonit. Po këta të tjerët?

Ju që nuk flisni, që jeni zemëruar me Lulin.

E së bashku në heshtje, nuk e kanë votuar atë ligj, këtu kam qenë, u mblodhën, nuk e di si ishte pazari, e i hoqën akcizën pijeve energjike. 588 të hetuar gjatë 2020, 260 persona të marrë të pandehur.

Sa prej tyre i përkasin ish-banorëve e banorëve të kësaj salle. 0. Bëtë  tabelë qitje Adriatik Llallën. Ul e shkul, kemi luftuar sepse Tiku, s’është e vërtetë që Tiku është marrë nën hetim pasi u shpall non grata, ka qenë përpara. Pra s’është e vërtetë që qershia mbi tortë e kësaj drejtësie është marrja i pandehur të Lallës. Janë 3 ish-kryeprokrurorë të tjerë. Një është në KPA, një tjetër është drejtori i Magjistraturës, i vargonëve të trenit, i embargos së naftës, i floririt të Krrabës.

Nuk nxjerr çunat unë thotë për shtëpitë, po pse për Yllin i nxore. ‘’- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb