I ashpër ka qenë në fjalimin e tij deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, i cili denoncoi publikisht një tender që ishte kryer nga Ministria e Brendshme për veshjet, në kohë pandemie.

Murrizi tha se bëhet fjalë për një tender me vlerë 23 milionë euro, që sipas tij u shkurtuan njësitë e artikujve dhe jo shifra e tij. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë në lidhje me këto abuzime sipas tij.

“Amnistia nuk besoj se ka të bëjë me ca të bardhë e ca të zinj. Sado të që të jepni masa ndaj bizneseve, sado të hiqni muzikën, është propagandë boshe, Jam dakord për një fushatë sensibilizuese për rrezikun që kanoset ndaj qytetarëve, Gjobat se largojnë COVID. Jo të gjithë kanë miliona dhe që kanë përfituar nga ky covid, si tenderxhinjtë. 200 mijë familje fermerësh në Shqipëri sa lekë kanë marrë? Më thoni. I dhatë ndonjë lekë, edhe pse prodhimet e tyre u groposën kanaleve?! Kujt ia dhatë lekët. Babëzia në këtë kohë pandemie nuk u ndal. Kam një tender të ministrisë së Brendshme, 23 mln euro për uniformat. Vlerën nuk ia ulët, por sasinë e produkteve po. 89 mijë njësi artikuj më pak. Jo të gjithë në këtë sallë, edhe nga PS, janë njëlloj të përlyer në paratë publike. Pasi ka të ndershëm. Ftoj SPAK që të merret me hajdutët që i janë herrur sytë në këtë kohë kolere”, tha Murrizi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: