Nga: ZONJA KATERINA

100 gr çokollatë e bardhë
100 gr çokollatë e zezë
500 gr pana pastiçerie

Në një tenxhere ngrohim 200 ml pana pastiçerie. Ndajmë në dy tasa dy llojet e çokollatës dhe në çdo tas hedhim nga 100 ml pana të ngrohtë. E lemë për 2-3 minuta dhe më pas e përziejmë të bëhet kremoze.

Rrahim pjesën tjetër të panës në marengë por jo të plotë. E ndamë në dy masa dhe e shtojmë në dy tasat me çokollatë. E përziejmë secilin tas dhe më pas bëjmë servirjen në gota ëmbëlsirash duke vendosur një shtresë me çokollatë të zezë, një me të bardhë, përsëri një shtresë me çokollatë të zezë dhe me të bardhë. Në fund e spërkasim me pak çokollatë të grirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb