Nga: ZONJA ENEIDA

2 patate
4 patëllxhanë
1 qepë
500 gr mish të grirë
200 ml salcë domatesh
1 domate
Kripë
Majdanoz
Pak sheqer
Piper të zi
500 ml qumësht
3 lugë miell
50 gr gjalpë
1 të verdhë veze
Arrë moskat
30 gr grana padano të grirë

Patatet dhe patëllxhanët i presim në feta, i vendosim në tavë, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe kripë dhe i pjekim në furrë me 220 gradë.
Në tigan skuqim qepën e prerë në kubikë, shtojmë mishin e grirë dhe pasi të jetë skuqur shtojmë domaten në kubikë dhe salcën e domates. Shtojmë pak sheqer për aciditetin e domates, majdanoz, kripë, piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për 15 minuta duke shtuar gjysëm gote ujë.

Në një tenxhere të vogël shkrijmë gjapin dhe shtojmë miellin. E kaurdisim dhe më pas shtojmë qumështin duke e trazuar me ngadalë që të mos formojë kokrriza. Pasi beshameli është trashur shtojmë të verdhën e vezës, kripë dhe arrë moskat.

Në një tavë shtrojmë një shtresë me patate. Mbi patate vendosim një shtresë me patëllxhanë, kima, patëllxhanë, kima, patëllxhane, beshamel dhe grana padano të grirë në fund. Kimanë e lemë pak të ujshme që lëngu të përthithet dhe perimet të gatuhen mirë. E pjekim në 200 gradë për 1 orë afërsisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: