Tesla ka ulur çmimet e makinave të saj në SHBA dhe Evropë deri në një të pestën pasi është duke u përballur me reduktim të kërkesës dhe rritjes së konkurrencës.

Prodhuesi amerikan i makinave zgjeroi shitjet e tij me 40% gjatë vitit 2022 në 1.3 milion, duke e bërë atë prodhuesin më të madh në botë të makinave elektrike me bateri të pastra, përpara BYD të Kinës. Megjithatë, investitorët kanë filluar të shqetësohen se rritja e shitjeve do të kufizohet nga ngadalësimet ekonomike në disa nga tregjet kryesore të saj.

Prodhuesit e makinave në mbarë botën po rrisin prodhimin e automjeteve elektrike për të respektuar ndalimet për motorët me djegie të brendshme që do të fillojnë të hyjnë në fuqi në Britani dhe Evropë në fund të dekadës. Tesla përballet me konkurrencë nga rivalë të rinj vetëm me energji elektrike si Lucid, Fisker dhe Polestar, si dhe makina elektrike nga markat e njohura prej kohësh si Volkswagen, General Motors dhe Hyundai.

Rënia e vlerës ka bërë që shefi ekzekutiv dhe akisoneri kryesor, Elon Musk, të mos jetë më personi më i pasur në botë, ku madje ka hyrë në librin e rekordeve Guinness për shkak se pësoi humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori.

Po ashtu aludohet se shkak tjetër ka qenë dhe marrja në dorë e platformës Twitter, ku u krijuan shumë ngjarje të pakëndshme.

Aktualisht aksionet e Tesla, të cilat janë të listuara në bursën Nasdaq të Nju Jorkut, kanë rënë me 6% në treg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb