‘Pas një viti do të kemi më shumë se 1 milion makina tërësisht autonome’. Kështu pranon themeluesi Elon Musk, duke treguar për një microchip të ri, për të cilën Tesla ve bast që makinat pa shofer, nuk do të kenë asnjë njeri brenda tyre që mund të ndërhyjë në rast emergjence.

Njoftimi është një mundësi për Musk që të refuzojë teknologjinë radar Lidar, ajo e përdorur nga rivalët e tij në zhvillimin e makinave pa shofer. Miliarderi vizionar duhet të prezantojë shumë shpejt teknologjinë që do t’i japë mundësinë Tesla-s të bëj një hap të madh, por analistët janë skeptikë.

Nga njëra anë Musk është mësuar me premtime të pa mbajtura, nga ana tjetër është dyshimi që teknologjia e re, edhe pse e avancuar, nuk është akoma në gjendje të bëjë që një veturë të jetë vetëm me robotin në mjet, pa një njeri, që të ndërhyjë në rast nevoje.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb