Në përgjigje të pretendimeve të Vladimir Putin javën e kaluar, i cili tha se kushdo që e ka inteligjencën artificiale do të “sundojë botën” , Elon Musk mendon që teknologjia do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.
Musk komentoi në Twitter duke thënë se ‘gara për superioritet në Inteligjencë artificiale’ mund të shkaktojë luftë.
Themeluesi i Tesla dhe SpaceX sugjeron se ka shumë gjasa që të shpërthejë një luftë nga vetë Inteligjenca Artificiale. Musk bëri një tweet për linkun e The Verge në të cilin bëhej fjalë rreth pretendimeve të Putin, së bashku me përshkrimin: “Po fillon…”.
Të tjerë që mbështesin idetë e Musk për rrezikun që sjell inteligjenca artificiale janë emra të njohur në botën e teknologjisë dhe shkencës, si Bill Gates apo Stephen Hawkins.
(da.xha/BalkanWeb)