Kompania ”Neuralink”, në pronësi të biznesmenit amerikan Elon Musk, njoftoi se ka marrë miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të filluar testimin e projektit të çipit të trurit te njerëzit.

Sipas lajmit të BBC, llogaria e mediave sociale ”Neuralink” e përshkroi miratimin e projektit të çipit të trurit nga FDA si “një hap të rëndësishëm që një ditë do të ndihmojë shumë njerëz”.

Në deklaratë thuhet se ekipi i ”Neuralink” ka marrë miratimin falë bashkëpunimit të ngushtë me FDA-në dhe do të jepen informacionet e nevojshme për aplikimin për fazën eksperimentale.

Me projektin në fjalë, kompania ”Neuralink” synon të trajtojë çrregullimet neurologjike si paraliza dhe verbëria si dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuar, falë mikroçipave që do të vendosen në tru.

Është vënë re se çipat, të cilët janë testuar më parë te majmunët, interpretojnë me sukses sinjalet në tru dhe i transferojnë ato në pajisje.

Ekspertët paralajmërojnë se studimet paraprake të implanteve të trurit të ”Neuralink” duhet të bëhen me më shumë kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh shqetësimet e mundshme teknike dhe të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: