Në shtëpinë e Inter kanë nisur të shqetësohen për gjendjen e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg vijon sezonin shumë të vështirë, ku dëmtimet po kthehen në makth, i fundit ishte ai i pësuar në gju gjatë ndeshjes kundër Monzës. I sapo rikthyer në fushë, Lukaku parkoi menjëherë në infermieri, vijon punën i diferencuar me shpresën për të qenë gati për sfidën kundër Milanit, në finalen e Superkupës.

Lukaku
Lukaku

Në këtë rikthim të tij në Milano, Lukaku ka treguar se është shumë larg formës së tij më të mirë, muskujt e tij duken të brishtë ndërsa rikuperimi në çdo rast ka qenë i ngadaltë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Stafi drejtues zikaltër ka nisur të bëjë edhe një herë llogaritë, pasi kjo gjendje e Lukakut nuk ofron garanci për të ardhmen, shtyrja e huazimit për një tjetër vit është vënë ndjeshëm në pikëpyetje. La Gazzetta dello Sport shtron se Inter, përpara se të futet në negociata me Chelsea, do të mendohet mirë duke parë dëmtimet e shpeshta që Lukaku ka pësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: