Nga: Zonja Eneida

2 muskuj gici të prerë në feta
4-5 patate
3 karota
1 spec të kuq
500 ml birrë
2 lugë mjaltë
Kripë
Vaj ulliri La Masseria
Rozmarinë të thatë Vegeta
Piper të zi Vegeta
Rozmarinë të freskët

Pastrojmë patatet dhe i presim në feta. Njësoj veprojmë edhe me karotën.
Mishin e gicit e marinojmë me rozmarinë dhe kripë dhe e vendosim në tavë bashkë me patatet dhe karotat të ii spërkasim me kripe.

Në një enë trazojmë mjaltin me birrën dhe ia shtojmë tavës. E vendosim të mbuluar në furrë në 200 gradë për 1 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb