Pritjet janë që një qeveri me siguri do të formohet, ndërsa opsioni teorikisht më i pamundur është një përsëritje e zgjedhjeve, vlerëson analisti Albert Musliu për “Faktor”.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, koalicioni “Mundemi” ka 46 vende, dy më shumë se OBRM-PDUKM e cila fitoi 44 vende, BDI 15, Aleanca-Alternativa 12, “E Majta 2, PDSH 1 vend. KSHZ njoftoi se informacionet më të sakta mbi shpërndarjen e mandateve, të cilat bëhen sipas modelit Dontov, do të publikohet sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk mendoj se zgjedhjet do të përsëriten. Të gjithë janë të mërzitur nga zgjedhjet, ndërsa mbi të gjitha qytetarët”, tha Musliu.

Si do të formohej një qeveri midis LSDM-së dhe BDI-së, duke pasur parasysh ultimatumin e vendosur nga integruesit para zgjedhjeve, që është se duhet të emërohet një kryeministër shqiptar.

“Nëse kemi ndjekur me kujdes deklaratat e liderëve të LSDM-së dhe BDI-së, Zoeran Zaevit dhe Ali Ahmetit, do të shohim që të gjithë kanë lënë të paktën një dritare të vogël për të arritur një kompromis. Është një fakt që rezultati i zgjedhjeve i arritur nga BDI i jep të drejtën të rrisë faturën e saj, por nuk besoj se do të insistojnë deri në fund për pozicionin e zgjedhjes së një kryeministri shqiptar, sepse LSDM me realisht është fituese e zgjedhjeve”, tha Musliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb