Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Policia e Kosovës është e përgatitur mirë, e trajnuar dhe e disiplinuar dhe si e tillë do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë, e cila ndjek dhe lufton krimin anekënd botës.

“Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit. Policia e Kosovës është e përgatitur mirë, e trajnuar dhe e disiplinuar dhe si e tillë do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë, e cila ndjek dhe lufton krimin anekënd botës. Këtu qëndron edhe arsyeja pse vendet më demokratike janë në përkrahje të Kosovës, sepse ato kanë investuar shumë për paqe dhe siguri, dhe kanë nevojë për aleatë që luftojnë krimin dhe ndjekin kriminelët e të gjitha përmasave. Vendi ynë, jo vetëm se ka nevojë por e ka edhe për detyrë ti kontribuojë kësaj sigurie. Do të ishte normale që edhe Serbia të përkrah shtetin fqinj, Republikën e Kosovës”, shkruan Mustafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb