KOSOVË – Kreu i LDK-së Isa Mustafa deklaron zyrtarisht se Qeveria e re e Kosovës do të drejtohet nga LDK-ja,. Nga ana tjetër, ai i kërkon falje partnerëve të koalicionit paszgjedhor, Haradinaj, Kurti dhe në veçanti, Limajt për pamundësinë e funksionimit të koalicionit.

Në një mesazh në Fb sot, Mustafa e jep këtë mesazh pa e përcaktuar ende emrin e Kryeministrit të ardhshëm dhe duke lënë në fuqi, hamendjet e mediave se është pikërisht ai, kreu i ri i Qeverisë.

Zgjedhja e kKryeministrit të Kosovës nga kjo parti u vendos mbrëmë, në një takim që vetë Thaçi dhe Mustafa i kërkuan Presidentes Jahjaga me praninën edhe të ambasadores amerikane Jacobson. Pas atij takimi, ishte pikërisht Jahjaga që e publikoi lajmin se më në fund u arrit koalicioni ndërmjet PDK-së së Thaçit dhe LDK-së së Limajt, koalicioni i dytë ky që shembi koalicionin paszgjedhor të Mustafës të quajtur VLAN.

Deklarata e Isa Mustafës sot në Fb:

“Mbrëmë, pas një diskutimi të gjatë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ka ardhur vendi u morëm vesh në parim me z. Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së që të bëjmë marrëveshje të koalicionit për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Qeveria do të drejtohet nga LDK dhe ndarja e përgjegjësive në të gjitha nivelet do të jete e barabartë. Biseda u zhvillua me prezencën e presidentes së vendit dhe ambasadores së SHBA.

Ky takim u bë, pas pajtimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që të negocohet me të gjithë spektrin politik shqiptar dhe të komunitetit pakicë për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe po ashtu pas shumë deklaratave të AAK-së për koalicionin paszgjedhor.

I falënderoj partnerët e koalicionit paszgjedhor, z. Haradinaj, z. Kurti dhe sidomos z. Limaj për përpjekjet e përbashkëta që bëmë për të krijuar kushte për një qeverisje krejtësisht tjetër të vendit që ishte synim i shumicës prej nesh, por për fat të keq realizimin e këtij synimi e bëri të pamundur Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kriteret e përcaktuara për mandatimin e qeverisë por edhe mungesa e gatishmërisë për të reflektuar karshi rrethanave të reja të krijuara.

Me përkushtimin më të madh do të angazhohem që të realizojmë synimet për një qeverisje të mirë të vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe për partneritet evropian.”

Në ditët në vijim do të punojmë në përcaktimin e marrëveshjes,që përfshinë agjendën qeverisëse, programin qeverisës, strukturën qeverisëse dhe ndarjen e përgjegjësive, të cilat do të miratohen në organet e LDK-së.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: