KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Dioqezën Ortodokse në Prizren me rastin e Krishtlindjeve ortodokse dhe Vitit të Ri ortodoks. Mustafa është pritur nga Peshkopi Teodosije, të cilit i ka përcjell mesazhet e urimit për të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit ortodoks.

Gjatë pritjes, kryeministri Isa Mustafa ka folur për angazhimin e vazhdueshëm dhe hapat konkretë që lidhen me fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, tolerancës fetare dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Mustafa dhe të pranishmit në pritjen e organizuar në rezidencën e Peshkopit në Prizren, kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre edhe për avancimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb