KOSOVË

Një ditë nga afati i LDK për të formuar qeverinë, mediat kosovare kanë njoftuar se sot Mustafa dhe Kurti janë takuar pikërisht në shtëpinë e këtij kreut të LDK në Prapashticë.

Asnjë nga të dyja palët nuk e ka konfirmuar të ketë pasur një takim por duket se marrëveshja tashmë ndoshta po përpiqet të bëhet në fshehtësi.

Mustafa deklaroi në fillim të javës se deri në këtë fundjave ‘Ose të arrihet koalicioni, ose të deklarohet se nuk janë kushtet për t’u arritur marrëveshja’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb