Shkrimtari dhe ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka postuar fotografinë e tij të fundit me Bardhyl London, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Në një postim në faqen e tij në ‘Facebook’ Mustafaj e përshkruan mikun e tij si një “zë i pashterur deri në frymën e fundit”.

“Shqipëria humbi sot një nga poetët e saj më të ndershëm e më të fuqishëm, zë i pashterur deri në frymën e fundit. Unë humba një mik shumë të çmuar e të pazëvendësueshëm. Po postoj me këtë rast një nga kujtimet e mia të fundit e si gjithmonë të gëzueshme me të. Jemi në një drekë para pak kohësh bashkë me Ahmet Prençin”, shkruan Mustafaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: