Ish-ministri i Jashtëm, njëherësh analisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, komentoi procesin e votimeve të 30 qershorit.

“Besoj që dita po shkon sipas të gjitha parashikimeve. Rama është i vendosur në arrogancën e tij për t’i shkuar deri në fund vendimit që ka marrë. PD vazhdon në të njejtën foilozofi: Refuzim e bojkot por jo dhunë dhe shqiptarët që më duken krejt të qetë në këtë të diel krejt të zakonshme”,- tha ai.

Në lidhje me pjesëmarrjen në votime, që sipas KQZ-së deri në orën 11:00 ishte 12%, Mustafaj është skeptik dhe thotë se i beson të dhënave të PD.

“Pjesëmarrja 12% është sinjali i parë i një ballafaqimi tjetër. PD siç më thonë burime kanë ngritur një shtab qendror dhe rrjet kapilar të numërimit të gjithë njerëzve që futen në votime. Këta raportojnë të dhënat dhe arrihet në një konkluzion. Sipas një telefonate që pata, ju rezulton se pjesëmarrja deri në orën 11:00 ishte më pak se 5%. Kjo e shton dyshimin e ngrityur nga opozita, problemin e pabesueshmërisë totale që ka KQZ. Ky institucion përbëhet nga militantë të PS”,- tha ai.

Mustafaj shtoi se në këto zgjedhje ka më pak incidente se në zgjedhjet e kaluara, ndërkohë që shtoi se njerëzit e administratës janë të detyruar që të votojnë.

Po sipas tij, pavarësisht pjesëmarrjes reale, kryeminsitri do ta detyrojë KQZ-në të deklarojë se pjesëmarrja ishte diku te 45%.

“Rama do ta çojë pjesëmarrjen mbi 45%, do i japë urdhër KQZ që ta cojë aq, që t’i shkojë më tej procesit për shkarkimin e Metës dhe arrestimin e Voltanës. E nesërmja po përgatitet sot sipas prognozës time. Sot ai do të kapë 40% të votimit. Mbi bazën e kësaj do vazhdojë nesër”,- vijoi analisti.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb