NGA ZONJA VJOLLCA

  • 600 gr. Miell
  • 250 ml ujë
  • 3 lugë gjellë
  • 1 inc kripë
  • 1 kokërr vezë

Kimma

  • 300 gr. Mish i grirë
  • 1 qepë e thatë
  • 3 thelpi hudhër
  • 1-2 kokrra vezë
  • – 3-4 qepë të njoma
  • 2 copë djathë të butë
  • 1 pako djath tost
  • 1 domate

Pasi kemi zënë brumin e ndajmë në kuleçka dhe i lyejmë me vaj. I lëmë të pushojnë për 30 minuta.

Karakteristikë e hapjes së petëve tek arabët është që ata nuk i hapin petët me okllaji (petës), por i hapin me duar; nuk i hapin me niseshte ose miell por vetëm me vaj.

Para se të hapim petët fillimisht përgatisim kimën. Vendosim qepën dhe hudhrën në tigan me pak vaj e kaurdisim mirë deri sa të zverdhet, duke shtuar më parë mishin e grirë. E përziejmë mirë deri sa të skuqet mirë. Shtojmë domatet të prera në kubikë pa fara, shtojmë dhe erëza.

  • Në një tas shtojmë përzierjen e dy kokrrave vezë, shtojmë bishtat e qepëve të njoma dhe grijmë djathin e butë dhe e lëmë të ftohet;
  • Hapim petën, bashkojmë anët në qendër, vendosim kimën në mes duke bashkuar anët e tjera formojmë një figurë katrore dhe e kalojmë në tigan me shumë pak vaj dhe e skuqim. Kështu vazhdojmë dhe me petët e tjera kur e servirim dhe e presim në feta.

    (d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb