Qeveria italiane ka vendosur masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e virusit deri më 15 gusht.

Në Itali, pranimi i qytetarëve në spitale dhe njësitë e kujdesit intensiv filloi të rritet, për shkak të variantit Delta të koronavirusit. Në të gjitha repartet spitalore, 4% e pacientëve janë të infektuar me koronavirus. Deri në fund të korrikut norma përkatëse ishte 3%.

 

Sa i përket rajoneve të ndryshme të vendit, në Sardenjë në 9% të vendeve të ICU trajtohen pacientët me koronavirus, ndërsa në Sicili dhe në zonën më të gjerë të Romës përqindja specifike është 5%.

 

Ka një rritje të madhe në Sicili dhe Kalabri, në të gjitha njësitë spitalore. Përqindja e pacientëve të infektuar me pandeminë dhe të pranuar në spital është përkatësisht 10% dhe 9%. Ajo ndiqet nga Campania me Napolin si kryeqytet dhe një përqindje prej 6%.

 

Kujtojmë se sipas kritereve të reja të miratuara nga qeveria Draghi, kufizime të reja dhe masa mbrojtëse do të vendosen në Itali (me shpalljen e një zone të verdhë) kur në një rajon pacientët me covid tejkalojnë 15% të atyre të pranuar në spitale dhe 10 % e tyre janë në ICU.

 

Sardenja dhe Sicilia për shkak të numrit të lartë janë kthyer në një zonë të verdhë.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb