Në Iran është zbuluar lloji i ri më ngjitës i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i Iranit, Saeed Namaki, në një deklaratë për televizionin shtetëror, njoftoi se tek një shtetas iranian që ka bërë hyrje në vend nga Britania e Madhe, është hasur lloji i ri më ngjitës i COVID-19.

Namaki njoftoi se pacienti është i karantinuar në spital dhe se gjendja është stabile.

Irani, pasi ishte zbuluar varianti i ri i koronavirusit në Britani, më 21 dhjetor kishte pezulluar fluturimet me këtë vend për një kohëzgjatje prej 2 javësh. Ndalesa ishte zgjatur deri më 19 janar të dielën e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb