SHBA – Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry ka folur për grupin e muxhahedinëve që erdhën në Shqipëri të premten e kaluar, duke thënë se 280 anëtarët e fundit të grupit të opozitës Iraniane, ose siç njihet ndryshe grupi MEK, u shpërngulën nga Kampi Liberty në Irak për në Shqipëri.

Sipas sekretarit Kerry, shpërngulja e tyre përfundon një iniciativë të rëndësishme Amerikane që mundësoi sigurinë e më shumë se 3000 muxhahedinëve, jeta e të cilëve ishte në rrezik.

John Kerry gjithashtu foli për vizitën e tij në Tiranë në fillim të këtij viti si dhe bisedimet me qeverinë shqiptare për të ndihmuar transferimin e grupit të fundit të anëtarëve të grupit MEK nga Kampi Liberty duke shprehur mirënjohjen e tij që Shqipëria ishte e gatshme të luante një rol te rëndësishëm humanitar.

(news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb