Historia tregon se në kohët më të errëta, në kohët kur kishte pak shpresë për njerëzimin, shqiptarët ndihmuan që të ruhej bota. Me këto fjalë, zgjodhi ta shprehte rëndësinë e muzeut hebre shqiptar, Michael Granoff, kreu i bordit të Fondit Shqiptaro -amerikan të Zhvillimit. I pranishëm në Ministrisë e Kulturës për firmosjen e marrëveshjes për ngritjen e fondacionit të menaxhimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, ai theksoi për të njohur historinë.

“Mendoj se një nga qëllimet e këtij muzeu hebraik nuk është vetëm të jetë një vend ku njerëz nga jashtë Shqipërisë mund të vijnë për të mësuar për historinë e saj por është edhe një vend ku shqiptarët mund të mësojnë historinë e tyre. Një pjesë e rëndësishme e historisë dhe një pjesë për të cilën duhet të jenë krenarë”, tha Granoff.

Fondacioni që do e menaxhojë ngritjen e muzeut dhe vetë muzeun, ka në bord edhe shtetin, por jo vetëm. Ministrja e Kulturës sqaroi më shumë:

Marrëveshja është një gur kilometrik në njohjen e historisë. I hapim udhë ngritjes së fondacionit “Muzeu Hebraik Shqiptar” një formë e re për Shqipërinë por jo për botën, për ne, pjesë e ligjit të ri të trashëgimisë dhe muzeve”, pohoi ministrja.

Muzeu Hebraik do të ndërtohet në Vlorë, pranë lagjes Muradie.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: