Publikohet një dokumenti arkivor të panjohur që është nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së (organet udhëheqëse), ku ndodhet fjala e Enver Hoxhës në mbledhjen e mbajtur më 23 dhjetor të vitit 1975 në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, apo siç quhej ndryshe “takimi ditor me sekretarët”, ku ai ka folur gjatë dhe me detaje lidhur me projektimin e ndërtimin e Muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, duke dhënë edhe orinetime e detyrat përkatëse: që nga forma dhe pamja e jashtëme që duhet të kishte ai muze, si do qëndronte ajo në raport me ndërtimet e tjera që ishin në kala, ku duhet të mbështeteshin arkitekët e projektuesit e tij, çfarë duhet të studjonin, me kë do konsultoheshin, si duhet të ishin dritaret e ndërtesës, me çfarë guri duhej të vishej, cilat kala duhet të shikonin, si do arredohej ajo nga brenda, çfarë mobiljesh duheshin vënë aty, e deri tek ndriçimi i ambienteve të brendëshme të muzeut dhe ngjyrat e bojrave që do përdornin bojaxhinjtë për lyerjen e tij.

“Pyeta nëse arkitektët që do të merren me këtë punë kanë haber nga historia e Skënderbeut, dhe mora përgjigje se: ndonjë studim të veçantë, përveç sa kanë mësuar në shkollë për Skënderbeun, e kanë lexuar në ndonjë libër, nuk kanë bërë. Nuk janë konsultuar as me historianë që merren me historinë e Skënderbeut. Ata mendojnë ta bëjnë muzeun si një shtëpi dhe ana racionale kombëtare konsiderohet guri i Zgërdheshit, me të cilin mendojnë ta veshin në brez e poshtë. Jo, thashë, nuk është guri që i jep muzeut karakterin nacional, se shtëpi me gurë kanë edhe vende të tjera. Kalaja është momenti kryesor dhe asnjë ndërtesë nuk duhet të dominojë mbi të. Atje të bëjmë diçka që t’i ngjitet kalasë, jo si çiban, por që të ruajmë karakteristikat e kohës dhe që të duket, e s’ka se si të mos duket, se e kemi bërë ne, por që është art i shekullit të 15-të. Këto karakteristika, duhet t’i gjejmë në shkrime të ndryshme dhe jo vetëm në shkrimet e Barletit e të Nolit”. Kështu i’u është drejtuar në mes të tjerave Enver Hoxha sekretarëve të Komitetit Qëndror të PPSH-së, në një takim ditor pune të zhvilluar me ta më datën 23 dhjetor të vitit 1975 kur po diskutohej projektimi dhe ndërtimi i Muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë. Po çfarë ka thanë tjetër Enver Hoxha në atë mbledhje lidhur me ndërtimin e Muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë dhe si u projektua e u ndërtua më pas ai? Lidhur me këtë, na njeh dokumenti arkivor që është nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së (organet udhëheqëse), ku është fjala e Enver Hoxhës në mbledhjen e mbajtur më 23 dhjetor të vitit 1975 në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, apo siç quhej ndryshe “takimi ditor” me sekretarët e Komitetit Qëndror, ku ai ka folur gjatë dhe me detaje lidhur me projektimin e ndërtimin e Muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, duke dhënë edhe orinetime e detyrat përkatëse: që nga forma dhe pamja e jashtëme që duhet të kishte ai muze, si do qëndronte ajo në raport me ndërtimet e tjera që ishin në kala, ku duhet të mbështeteshin arkitektët e projektusit e tij, çfarë duhet të studjonin, me kë do konsultoheshin, si duhet të ishin penxheret ndërtesës, me çfarë guri duhej të vishej, cilat kala duhet të shikonin, si do arredohej ajo nga brenda, çfarë mobiljesh duheshin vënë aty, e deri tek ndriçimi i ambienteve të brendëshme të muzeut dhe ngjyrat e bojrave që do përdornin bojaxhinjtë për lyerjen e tij! Për më shumë, na njeh ky dokument arkivor që Memorie.al e publikon të plotë, ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse të Arkivit Qëndror të Shtetit në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fjala e Enverit me sekretarët e Komitetit Qëndror të PPSH-së për ndërtimin e Muzeut të Skënderbeut në Krujë

(Nga biseda në takimin ditor të sekretarëve të K.Q. të PPSH-së)

23 dhjetor 1975

Sekretari i Partisë duhet të njohë, krahas jetës së brendshme, edhe probleme të veçanta. Ai do të shkojë, për shembull, në Institutin e Studimeve dhe të Projektimeve. Atje jo vetëm të rrijë e të dëgjojë dhe në fund të thotë: “Këto punë i dini më mirë vetë”. Sigurisht që sekretari nuk do të futet në teknikën e projektimit, por duhet të njohë vijën e Partisë për arkitekturën.

Ai të flasë për arkitekturën tonë kombëtare, se, me sa kam marrë vesh, për këtë në shkolla bëhen vetëm dy-tri leksione dhe ato “rroftë kulla” këtu, “rroftë kulla” atje. As vetë njerëzit që merren me këtë punë nuk e kanë të qartë kombëtaren në arkitekturë. Pyeta se si do të bëhet Muzeu i Skënderbeut në Krujë? Më thanë se për këtë çështje ka disa mendime:

Ndërtesa ekzistuese (që në fakt është si barakë) të rregullohet.
Të bëhet një tjetër më tutje.
Të merret një shtëpi që është atje dhe të modifikohet.
Ka dhe mendime që të bëhet nën tokë.
U thashë që kjo “nën tokë” qenka varianti “më i mire”, mbasi Skënderbeu ka luftuar “nën tokë”! Çudi, për çfarë nuk u shkon mendja disa njerëzve, por si të bëjnë një muze me karakteristika kombëtare, nuk e vrasin shumë mendjen. Pyeta nëse arkitektët që do të merren me këtë punë kanë haber nga historia e Skënderbeut, dhe mora përgjigje se: ndonjë studim të veçantë, përveç sa kanë mësuar në shkollë për Skënderbeun, e kanë lexuar në ndonjë libër, nuk kanë bërë. Nuk janë konsultuar as me historianë që merren me historinë e Skënderbeut.

Ata mendojnë ta bëjnë muzeun si një shtëpi dhe ana racionale kombëtare konsiderohet guri i Zgërdheshit, me të cilin mendojnë ta veshin në brez e poshtë. Jo, thashë, nuk është guri që i jep muzeut karakterin nacional, se shtëpi me gurë kanë edhe vende të tjera. Kalaja është momenti kryesor dhe asnjë ndërtesë nuk duhet të dominojë mbi të. Atje të bëjmë diçka që t’i ngjitet kalasë, jo si çiban, por që të ruajmë karakteristikat e kohës dhe që të duket, e s’ka se si të mos duket, se e kemi bërë ne, por që është art i shekullit të 15-të. Këto karakteristika, duhet t’i gjejmë në shkrime të ndryshme dhe jo vetëm në shkrimet e Barletit e të Nolit.

Për ta shprehur mirë kombëtaren në këtë muze, më parë duhet bërë një punë kolosale përgatitore e studiuese, që të hyhet mirë në jetën dhe në ambientin e kohës. Duhen parë e studiuar kalatë e shekullit të 15-të të Italisë, të Greqisë, të Jugosllavisë dhe jo duke shkuar atje, kur për t’u njohur me to ka plot libra, gravura e albume. Në to mund të shihet si kanë qenë kalatë e kohës.

Duke parë dhe te ne kalatë e reja dhe të vjetra, banesat që kanë qenë brenda tyre etj., do të krijojmë një ide se si duhet të jetë pamja e Muzeut të Skënderbeut. Këtu në Krujë, kalaja ka qenë për mbrojtje, por dimë se ka pasur edhe kala për banim. Të shikohen kalatë e ndryshme të Francës; kalatë e Vobanit atje kanë qenë të famshme. Nga këta tipa mori edhe Gjermania.

Eshtë e pamundur që në ndërtimet e shekullit të 15-të, si në çdo ndërtim të çdo kohe, të mos ketë influenca të huaja. Po t’i shohim me kujdes, do të gjejmë në kombëtaren diçka që nuk është kombëtare. Shtëpi me qoshe kemi ne, por shtëpi me qoshe ka shumë edhe Turqia. Hajde tani ta gjejmë, ne e morëm nga Turqia apo Turqia e mori nga ne.

Osmanët ndenjën 500 vjet këtu. Më treguan se për këto probleme dikur kanë biseduar edhe me Aleks Budën, edhe ai i ka porositur që për Skënderbeun të bëhet diçka që të ketë karakteristikat e shekullit të 15-të. Nuk mund të ndërtohet Muzeu i Skënderbeut me penxhere të mëdha për të zgjidhur problemin e dritës, por nuk duhen bërë penxheret as si frëngji kullash.

Në radhë të parë, që në pamjen e jashtme, muzeu duhet të ketë karakteristikat e një ndërtese shqiptare të shekullit të 15-të. Nga brenda është tjetër punë se si mund të zgjidhet çështja e ndriçimit. Më duket që në disa drejtime kemi ecur më përpara për sa i përket kombëtares, për shembull, në kulturë, si në këngë, në valle, edhe në kostume kemi bërë shumë përpara, kurse në arkitekturë, jemi prapa dhe në këtë drejtim nuk bëhen përpjekje sa duhet.

Nuk e vrasin mendjen shumë njerëzit si ta kombinojnë kombëtaren me të tashmen. Mirë kulla, po ç’do të marrim nga kulla? Siç është do ta marrim? Sigurisht që jo. Po kështu për kulmet e shtëpive, penxheret, divanet etj. Shtëpia e Zekatëve në Gjirokastër nuk është shumë e vjetër, por ashtu siç është, tregon se si jetonin të pasurit dhe si mbroheshin nga frëngjitë e katit të parë.

Ajo ka karakterin e një kështjelle të përpunuar në një kohë më të vonë; kur e sheh nga jashtë, të bën përshtypje me bukurinë e saj. Unë nuk them që muzeu të bëhet si shtëpia e Zekatëve, por e kam fjalën që, duke vrojtuar, duke studiuar shumë shtëpi të tilla, dhe të tilla ka në vendin tonë, mund të përpunohen linja dhe pamje që edhe të kohës të jenë, edhe karakteristika kombëtare të kenë.

“Mirë, mire”, – kanë thënë shokët arkitektë, – edhe kështu mund të bëhet, por ç’t’i bëjmë kohës; neve na kanë dhënë afat ta mbarojmë para një date historike. Më duket se është shumë e shtrembër që të nxitohemi për të bërë jo si duhet një muze, që i vlen historisë, vetëm e vetëm për ta inaguruar në një datë historike. Data historike vijnë gjithnjë, por muzeu bëhet një herë e për shumë data që do të vijnë. Shokët që japin urdhra dhe caktojnë afate të pastudiuara për gjëra të tilla të rëndësishme, mendojnë gabim, sikur kjo është ndërmarrje e vogël që mund ta realizojnë një apo dy arkitektë. Jo, ngritja e Muzeut të Skënderbeut është ndërmarrje delikate dhe komplekse.

Për të bërë një punë serioze duhen krijuar komisione me njerëz kompetentë, historianë, arkitektë e të tjerë. Paralelisht me këta duhet të punojnë piktorët e skulptorët, prej të cilëve kërkohet punë këmbëngulëse. Atyre t’u jepen temat në bazë të materialeve që do të vendosen në këtë apo atë stendë, t’u thuhet se cilat episode të luftës do të pikturojnë dhe çfarë skulpturash do të realizojnë.

Jo vetëm kaq, por u duhet dhënë edhe madhësia sa do t’i bëjnë, gjë që varet nga vendi që do t’i caktohet ngjarjes në muze dhe jo nga dëshira e piktorit apo e skulptorit. Piktori, për shembull, nuk do të bëjë me këtë rast një pikturë sipas kokës së tij për të dalë në konkurs, por një pikturë që t’i shërbejë ngjarjes, periudhës historike për të cilën bëhet fjalë. Për shembull, i jepet të pikturojë luftën e Albulenës, të Vaikalit etj.

Ky piktor, si dhe arkitekti, duhet të studiojë mirë e nga shumë burime ngjarjen që do të pikturojë, çdo detaj pikturës të jetë pjesë e muzeut. Për këtë arsye duhen njohur mjetet e luftës, llojet e armëve, të shpatave, të topuzeve, veshjet e luftëtarëve, deri pajisjct origjinale të kuajve, natyra etj., etj.

Duhet punuar paralelisht edhe për një sërë problemesh të tjera. Muzeu do mobiliet; të mos pandehin shokët që do të merren me këtë punë se do të bëjnë mobilie si të Pallatit të Brigadave. Duhen studiuar mobilie ku të spikatë stili i shekullit të 15-të. Eshtë tjetër lloj druri, ndryshon cilësia e punimeve, por edhe këtu ka punë, se duhet të studiohet deri historia e mjete, konkrete të artizanatit të shekullit të 15-të.

Pastaj gjërat në muze duhen bërë me aq përgjegjësi, saqë edhe bojaxhiu nuk mund të punojë me kokën e tij. Edhe ai është i varur nga kompleksi i problemeve që thamë. Duhet caktuar çfarë ngjyre do t’u jepet mureve apo vendeve që nuk i zënë tablotë ose stendat. Për këtë bojaxhiu duhet të lidhet dhe të koordinojë punën me piktorin e arkitektin, ta pyesë piktorin se çfarë ngjyrash do të ketë tabloja e tij në këtë faqe muri dhe në kombinim me këtë të vendosë llojin e bojës me të cilën do të lyejë murin./Memorie.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb