BRITANI E MADHE

‘Divorci’ i Dukës dhe Dukeshës së Sussex me familjen mbretërore është njohur zyrtarisht edhe nga përfaqësuesit e muzeut më të famshëm të figurave prej dylli, Madame Tussauds në Londër.

Statujat e saj që përfaqësojnë Harry-n dhe Meghan-in, janë spostuar nga sektori VIP i rezervuar familjes mbretërore britanike. Një vit pasi hoqën dorë nga detyrimet e tyre mbretërore, dyshja nuk është më pranë figurave të tjera të familjes në muze.

Statujat e tyre janë dërguar në sektorin e kushtuar yjeve të Hollivudit si Helen Mirren, Brad Pitt, Nicole Kidman, Benedict Cumberbatch, Kim Kardashian dhe Kanye West.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: