GJIROKASTER- “Muzeumet e ndërtuara rreth viteve ’60 kanë nevojën e rikonceptimit”. Pohimi ka ardhur nga studiuesi i njohur rumun, drejtor i Muzeut të Bukureshtit, Adrian Majuru. Gjatë një leksioni të hapur me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Gjirokastrës, Majuru solli modelin e fytyrës urbane dhe humane të qyteteve rumune dhe shqiptare të periudhës postkomuniste.

“Unë mendoj se muzeumet duhet të ndryshojnë, por së pari duhet të ndryshojnë njerëzit sepse ata do t’i rikonceptojnë. Kjo është një sfidë sa humane aq edhe urbane”, tha Majuru.


Kreu i Muzeut të Bukureshtit tha se tek bashkëpunimi me Universitetin e Gjirokastrës sheh një përfitim të ndërsjellë, pasi qyteti dhe rrethinat janë pasuri të rralla trashëgimie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb