Biblioteka e sekuestruar e Lumo Skendos, pas arratisjes së tij nga Shqipëria më 1944, është ekspozuar për publikun në kuadër të Ditës Botërore të Librit. Fondi i bibliofilit shqiptar me antikuarë të rrallë e botime të çmuara, do të shërbejë si zanafille e një nisme për ekspozimin e thesareve te lene pas nga elitat kulturore

Drejtori Pirro Misha u shpreh se “Një aspekt i kësaj biblioteke do të jetë krijimi i një muzeumi për elitat shqiptare. Përmban kryesisht libra të sekuestruar pas luftës, kemi bibliotekën e Faik Konicës, rikrijohet biblioteka e Lumo Skëndos dhe kemi bibliotekën e Aleks Budës, dhuruar nga familja e tij”.
Projekti do marrë jetë në aneksin e Bibliotekës pranë rrugës së Elbasanit, që i është nënshtruar restaurimit.”

Nga ana tjetër, ministrja Elva Margariti tha se “Në ditën Botërore të Librit do ishte me vlerë të kishim bibliotekën tonë të madhe por është hap i rëndësishëm hapi që kemi marrë vjet me të gjithë rikonstruksionin e kësaj hapësirë. Kemi nevojë për shumë bashkëpunim, kjo është një pikë e rëndësishme që bibliotekën ta kthejnë në hapësirë komunitare”.
Ekspozita e Lumos Skendos, pseudonimi i Mithat Frashërit do te qëndrojë e hapur një javë. Ajo përfshin botime shqip e në gjuhë të huaj, të shekujve e kulturave të ndryshme, si dëshmi e një prej thesareve më të mëdha në vend.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb