Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 5”, ndërsa në pranga ranë 2 persona për transport të paligjshëm. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet S. D., 34 vjeç, banues në Maminas dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë.

Të rinjtë u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb