Është shuar këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Milo, në Catanese, Franco Battiato. Lajmin e bën me dije familja e tij, e cila kërkon të ruhet privatësia.

Këngëtari italian ka lindur në Jonian ë 23 mars 1945 dhe vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Battiato arriti një popullaritet të madh pasi këndoi në disa zhanre muzikore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për shumë njerëz do të mbetet një ‘Qendër e gravitetit të përhershëm’, siç shkruhet në një prej këngëve të tij më të famshme dhe vdekja e tij ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në muzikën italiane, të cilës ai i ka dhuruar këngë të paharrueshme si ‘La cura’, “Voglio vederti danzare” apo “Bandiera Bianca”.

Prej kohësh i sëmurë nga Alzheimer, edhe pse sëmundja e tij nuk u bë kurrë publike, Battiato mungonte në skenat muzikore dhe artistike që prej 2017, kur gjatë një incidenti u detyrua të ndërpresë një turne koncertesh. Ai qëndronte prej kohësh i mbyllur në vilën e tij në shpatet e Etnës, nën kujdesin e familjarëve të tij. Në 2015 ai u rrezua nga skena, dhe pas dëmtimeve të shkaktuara nga aksidenti, bëri ndërhyrjen e parë, e cila përkeqësoi së tepërmi shëndetin e tij. Karriera e tij e gjatë prej pothuajse 5 dekadash e ka bërë rrugën e Battiatot vërtetë unike në panoramën italiane. Një mendimtar i lirë ironik Franco ka praktikuar artin e provokimit dhe ka pasur gjithashtu një përvojë të shkurtër (të papaguar) si këshilltar për Rajonin e Siçilisë në Crocetta, e cila zgjati nga nëntori 2013 deri në mars 2014 dhe përfundoi në një mënyrë të stuhishme. Megjithëse ka qenë gjithmonë larg qëndrimeve luftarake, ai kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për të Majtën dhe me “Povera patria” ai ka nënshkruar një nga portretet më intensive të degradimit të Italisë.

Më ndarjen e tij nga jeta në moshën 76-vjeçare, muzika humbi një artist të madh, që me ironinë e tij mjeshtërore dhe sensin e tij proverbial dhe të sofistikuar të humorit i dha shumë artit italian.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: