Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare këngëtari i njohur spanjoll, Camilo Sesto. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga menaxheri i tij, Eduardo Guervos, ndërsa mësohet se këngëtari ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, në Madrid.

Legjenda e muzikës ka humbur jetën pas një arresti kardiak. Sipas menaxherit të tij, Camilo Sesto ishte shtruar në spital ditën e shtunë, pasi nuk ndihej mirë.

“Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”, shkruante në “Twitter” menaxheri Guervos.

“E gjithë Spanja dhe bota që flet spanjisht dhe portugalisht do të vajtojnë humbjen e Camilo Sesto”. tha Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një shkrim në “Twitter”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb