KORCE – Sot është nata e katërt e edicionit të 12-të të Festës së Birrës në qytetin e Korçës. Edhe sot, një ditë para mbylljes, qindra e mijëra qytetarë kanë shënuar pjesëmarrje rekord për këtë event të madh festiv të vitit. Hotelet në qytetin e serenatave vijojnë të jenë mbushura me vendas e të huaj.

Ky edicion i Festës së Birrës përkon edhe me 90-vjetorin e birrës së parë shqiptare, asaj me emrin “Korça”. Nën tingujt e muzikës, qytetarë të Korçës dhe turistë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga jashtë saj, kanë shijuar birrën e freskët “Korça”, si dhe gatimet tradicionale.

Mjaft surpriza pritet të ketë edhe gjatë këtyre dy ditëve të funditnë vijim, kur këngëtarë dhe grupe mjaft të njohur të muzikës do të ngjiten në skenë, duke elektrizuar atmosferën dhe ngritur adrenalinën.

Duke folur për gazetaren Erjola Jata, kreu i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tha se kjo ishte festa më e madhe e këtij qyteti dhe se harmonia është e dukshme në të gjithë qytetin.

Ai gjithashtu zbuloi për NeWs24 dhe një sekret për natën finale, ku njoftoi se do të marrë pjesë në koncert banda shumë e dashur për publikun, Elita 5.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: