Korça ishte këtë fundjavë qyteti më special në vend! Fundjava bëri që sheshi i terminalit, i pazarit të vjetër dhe Shtëpia e Birrës të mbushen plot e përplot me turistë të ardhur nga gjithë Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Në këtë mes gushti të nxehtë, tradita e festës së birrës në Korçë vijoi edhe më bukur se vitet e kaluara, tashme ne vitin e 15 te organizimit.

Simboli i qytetit “Birra Korça” por edhe birra “Tirana” mes birrave të tjera shkëlqyen në 24 stendat e ngritura duke u kthyer ne pikat e referimit për mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj.

Pjesëmarrja e vizitorëve ishte aq e madhe saqë shumë prej tyre nuk gjeten dot tryeza për t’u ulur, por asgjë nuk e prishi argëtimin dhe dëshirën për të festuar deri në fund me muzikën live, këngëtarë të ftuar, gatimet tradicionale korçare dhe një shumëllojshmëri birrash. Skena u elektrizua nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi që ngritën peshë publikun duke dhuruar spektakël me energjinë e tyre skenike.
Pjesëmarrësit kanë kënduar çdo këngë të Endrit dhe Stefit sigurisht duke shijuar mbrëmjen me birrën e freskët e të sapoprodhuar Korça dhe me birrën Tirana.

Shumë prej pjesëmarrësve mezi kane pritur të shkëputen këto dite gushti nga vendet ku jetojnë dhe punojnë për të shijuar festen e vërtetë në atdhe me te dashurit e tyre. Për mikrofonin e News 24 ata njëzëri thanë se festa e madhe e birrës u bashkon gjithë familjen në Korçe! Sipas tyre Festa e birrës është një feste për të mos u humbur.

Korça dhe mysafirët e saj shkëlqyen edhe mbrëmjen e se shtunës me qytetarinë e treguar. Ata kënduan dhe kërcyen se bashku me këngët e bukura te interpretuara nga vëllezërit korçarë. Festa e Birrës do të vazhdojë dhe do të kulmojë sot, në natën e fundit të saj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb