Nga: FATMIR POPJA*
ELBASAN – Myftinia e Elbasanit është përfshirë në fushatën sensibilizuese për dhurim vullnetar të gjakut, nën moton “Dhuro gjak shpëto një jetë”.

Mbi 50 besimtarë myslimanë kanë dhuruar gjak për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. Besimtarët e shumtë që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Myftinisë, përpara se t’i nënshtroheshin dhurimit të gjakut, kryenin vizitën nga ana e mjekut dhe stafit të bankës së gjakut.

Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 400 fëmijë që vuajnë nga sëmundja e talasemisë, të cilët çdo tri javë u duhet të bëjnë transfuzion gjaku. Vetëm në qarkun e Elbasanit numërohen rreth 37 raste të të prekurve nga kjo sëmundje, të cilët kanë nevojë për një akt human, siç është dhurimi i gjakut.

Përfaqësues të Kryqit të Kuq Elbasan falenderuan të gjithë besimtarët myslimanë, që ju bashkuan kësaj nisme për dhurim gjaku, pasi nevojat janë të mëdha, për njerëzit të cilët kanë nevojë për transfuzion gjaku.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: