Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych u ka kërkuar banorëve të qytetit të largohen. Kjo thirrje e tij ka ardhur për shkak të bombardimeve ruse në zonë.

“Unë sugjeroj që të gjithë ata që duan të qëndrojnë gjallë të largohen nga qytetit. Rreth 230, 000 kanë mbetur tani në qytet”, ka thënë ai.

Ndërkohë rrugët e evakuimit jashtë qytetit janë drejtimet e Odesa, Kryvyi Rih dhe Kiev.

Ai e ka përshkruar situatën jashtëzakonisht të keqe, duke u shprehur se qyteti bombardohet çdo ditë, ndërsa shtoi se rreth 111 njerëz janë vrarë dhe se 502 persona janë plagosur përfshirë këtu edhe fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: