Kryeqyteti jugor i Gjermanisë, Mynihu, po ndërmerr veprime ligjore kundër organizatorëve të një festivali alternativ të birrës Octoberfest në Dubai.

Tradita e famshme e Mynihut u anulua për të dytën herë radhazi këtë vit për shkak të kufizimeve antiCOVID-19.

Ngjarja “Octoberfest shkon në Dubai” është ende aktive dhe reklamon rreth 30 tenda mbi 400 000 metra katrorë, me një “koncept higjiene” për t’i mbajtur vizitorët të sigurt nga infeksioni.

“Motoja jep përshtypjen e gabuar se ngjarja u zhvendos nga shtëpia e saj e zakonshme bavareze në Dubai”, tha Departamenti i Biznesit në Mynih.

Qyteti ka kërkuar një deklaratë pushimi dhe heqje dorë në të cilën organizatorët në Dubai bien dakord të mos reklamojnë më ngjarjen e tyre me Octoberfest në Mynih.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb