Sumuesi shqiptar, Myrto Uzuni i ka shënuar në Champions League Juventusit.
Beratasi ka përfituar nga një kundërsulm duke kaluar Cuadrado-n në dylyftim për ta shtyrë topin prapa shpinës së Sczezny. Epike ishte festimi i tij si Cristiano Ronaldo, të cilin e ka kundërshtar sot.
Ferencvaros ka kaluar në avantazh i pari në Torino ndaj Juventusit në sfidën e vlefshme për grupet e Champions League, por Cristiano Ronaldo barazoi në minutën e 35-të duke vendosur balancat.
(BalkanWeb)