I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Abdyl Sinani ekspert për Sigurinë Ushqimore ka folur për rolin e proteinave të ulëta në miell dhe për problemet me mytoksinat të cilat sipas tij janë shumë të dëmshme për organizmin e njerëzve por edhe të bagëtive.

“Proteinat ndikojnë në cilësi dhe sasinë e proteinave që i duhen organizmit të njeriut. Nëse proteinat dalin më pak se 12%, teknologët duhet të bëjnë përzierjen e grurëve për të dalë sipas urdhrit të ministrit. Bëhet analiza dhe përcaktohet sa duhet përzierja. Proteinat , kemi grurë që ka 13% proteinë, por me cilësi shumë më të dobët se me 12%, pasi ka ty bëjë me elasticitetin, janë shumë aparate që përcaktojnë cilësinë e miellit. Po i përgatisim studentët që kur të punojnë në prodhim të bëjnë këto analiza që buka të dalë me cilësi sa më të mirë. Sepse nëse marrim një që ka glutenin 28 dhe proteinat 12.5, por fermentimi nuk bëhet tamam, buka bie. Jo vetëm maja por edhe brumi i ardhur e bën shumë të shijshme bukën. Nuk arrin dot industria të plotësojë të gjithë sasinë e bukës që ka nevojë konsumatori vetëm me maja të thartë. Mytoksinat krijohen kur drithërat grumbullohen sidomos me lagështirë mbi 14.5% dhe futen në magazinë, më pas lëshojnë gaz karbonik, ujë dhe nxehtësi derisa myken. Mytoksinat janë kanceroze dhe shkatërrojnë pjesën e mëlçisë dhe janë shumë të dëmshme për organizmin, sidomos dhe për bagëtitë. Lopët e nxjerrin direkt në qumsht dhe pulat në mish, kalon me shpejtësi shumë të madhe dhe rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njeriut. Duhen bërë analizat e mytoksinave padiskutim, nëse janë mbi nivele duhet të merren menjëherë masa”-tha Abdyl Sinani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb