Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në facebook ka njoftuar së në bashku me homologun holandez do të përgatisin një propozim të tyre sesi duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane ideja e presidentit të Francës për komitetin e ri politik Europian.

“Vizita ne Hage ka pasur një lajm te jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektiven e Shqipërisë. Shqipëria bashkë me Holandën do të përgatisin një propozim të tyrin për sesi duhet të artikulohet në terrenin e jetës realë europine, ideja e presidentit të Francës për komitetin e ri politik Europian. Kjo është një ide e re për të gjeneruar një fuqi të re europiane pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ndërsa ideja propozimit shqiptaro-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër bashkërisht si dy vende mike njëri në rrënjët e Bashkimit Europian, tjetri ende jo në Bashkimin Europian, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik evropian. Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike, europiane dhe më gjerë, si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për Shqiptarët. Do të punojmë më kryeministrin Rute edhe me skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv dhe produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në samitin e madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm ku do të paraqesim edhe propozimin tonë.” tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb