Në studion e emisionit “Me Zemer të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, është kthyer sërish rasti i abuzimit të 15-vjeçares në Mirditë, ku dalin në dritë fakte të reja.

Babai i vajzës ka treguar se familja pas ngjarjes së rëndë ka pasur presione nga familja e 5 të arrestuarve.

Sipas tij, ka edhe 3 persona të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa shtoi se emrat e tyre i ka edhe policia. Ai tha se nga shkolla nuk kanë marrë asnjë sinjal, ndërsa bëri thirrje që shteti të bëjë drejtësi.

“Jemi të tronditur, veç personave të arrestuar janë edhe të tjerë të cilët duhet të thirren nga policia. Janë edhe 3 të tjerë, policia i ka emrat, këta janë në gjendje të lire në fshat. Kemi disa ditë që po na bëhet presion, shteti e di duhet të veproj. Shkolla nuk na ka pohuar asgjë, ka pasur psikologe shkolla por ne nuk kemi pasur asnjë komunikim me të. Babai i 31-vjeçarit ka akuzuar se vajza ka qenë e lidhur me 17-vjeçarin ka gënjyer dhe nuk kanë çfarë justifikojnë. Kanë akuzuar vajzën për një lidhje me 17-vjeçarin por kjo është gënjeshtër pasi duan të mbulojnë veprimet e tyre. Kërkoj nga shteti të jepet drejtësia.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: