Një qytetar ka treguar për mediat se i është bërë presion nga policia për të lënë protestën.

Ai ka thënë se ndodhet për të protestuar për çmimet në rritje, ndërsa shton, se nuk ka ndërmend të tërhiqet derisa të plotësohen kërkesat për uljen e çmimeve, që sipas qytetarit janë të pa përballueshme.

“Ata marrin urdhra në telefon. Edhe ata do blejnë miell me çmim të shtrenjtë. Serbia është shtet armik për ne, por është i mirë për veten e vet, e mbylli miellin për Shqipërinë. Si do të marrin me dhunë këta ne?! Unë po ankohem. Kam urgjencë, por me ça të iki? Me vrap të lehtë të iki? Nuk ka njerëz në Shqipëri. Rrini urtë që të vjedhim ne. Kryeministri grek miratoi një paketë, për të dhënë shumë minimale për personat në nevojë. Ne po vuajmë më shumë se ukrainasit. Policia shqiptare po sillet si rusët. Po na përzjenë nga rruga jonë, e kanë ndërtuar prindërit tanë këtë.

Nuk na përzënë ne policia, sepse kriminelët janë në parlament, kryeministri. Ne zëre se policia na ka shoqëruar nëse vjen e na bën presion. Jemi në burg publik, atje do të hamë bukë falas të paktën. Nëse do të na kishte dëgjuar qeveria, do të vinte. I kemi blerë kapelën 300 euro policëve. Biletat thonë do i çojmë 800 lekë, ato të urbaneve. Si do e përballojë shqiptari? Policia të protestojë me ne. Rama, pavarësisht se sa vjedh, e keni parë sa i kanë rrogën ata? Ata kanë të deklaruar miliona lekë, ndërsa ne na thuan të shtrëngojmë dhëmbët. Do të ngrihemi!”, tha qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb