Itali-Spanjë vjen sërish për tifozët e futbollit të bukur, një ndeshje që premton spektakël. Nuk luhet më për një biletë për në finalen e “Euro2020” por për finalen e Nations League. Për Roberto Mancini rëndësia është e njëjtë, gjithashtu shkalla e vështirësisë: “Do të ishte fantastike të fitojmë Nations League menjëherë pas evropianit, gjithashtu do të siguronim një biletë përpara kohë për në Botëror, por nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Mancini në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s duke shtuar:

Skysports Roberto Mancini Italy 5444932
Skysports Roberto Mancini Italy 5444932

“Spanja ka qenë skuadra që na vendosi më shumë në vështirësi në “Euro2020”. Është e fortë dhe ka lojtarë shumë të mirë, do të jetë një ndeshje e bukur. Ata janë të zonë në qarkullimin e topit ndërsa ne nuk kemi pasur kohën e mjaftueshme për të arritur në nivele të tilla por këtë herë do të jetë ndryshe”, shtoi trajneri i Italisë duke u ndalur në fund tek dy individë që ka në dispozicion, Donnarumma dhe Chiesa: “Donnarumma ka nisur të luaj shumë i ri dhe ka shumë cilësi. Ai po përmirësohet vit pas viti dhe dëshiron të konsiderohet si portieri më i mirë në botë, ishim me fat që e kishim në “Euro2020”. Chiesa? Mendoj se Frederico mund të rritet akoma. Po përmirësohet në shumë aspekte, ka cilësi të mira atletike dhe taktike. Duhet të rritet në mentalitet dhe të gjejë stabilitet”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb