Liverpool pësoi një humbje 4-1 përballë Napoli-t në premierën e Champions League, një disfatë shumë e rëndë që komprometon sezonin e të kuqve ende pa nisur mirë, pasi ekipi i Jurgen Klopp nuk po shkëlqen as në Premier League, vetëm vendi i 7-të, 6 pikë larg kreut.

Për ti ardhur sado pak në ndihmë djemve të Klopp kanë menduar mediat angleze, të cilat janë përpjekur të ngacmojnë krenarinë e finalistëve të sezonit të shkuar: “Na bëni sërish krenarë”, shkruan The Sun në faqen e parë, duke kërkuar fitoren në sfidën e sotme përballë Ajax.

Sun
Sun

“Shigjetarët” e nisën këtë edicion të Champions me një fitore të pastër 4-0 përballë Rangers, ky është një shans që të kuqtë duhet ta shfrytëzojnë për tu rikthyer në lojë. Jurgen Klopp në konferencë për shtyp përpara sfidës me Ajax më shumë u pyet për humbjen e pësuar në transfertë përballë Napolit:

Klopp
Klopp

“Më kanë kaluar në kokë shumë mendime, kam zhvilluar edhe një takim me lojtarët. E kam parë dhe riparë disa herë atë ndeshje, ishte si një film horror, edhe djemtë janë të vetëdijshëm për këtë. 8 nga 11 titullarët ishin nën nivelin e tyre”, u shpreh ndër të tjera Klopp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb