Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram lidhur me spektaklin “Big Brother Vip Albania”. Ai ka dhënë disa mesazhe ironizuese, duke thënë mes të tjerash “se ndjen keqardhje për VIP shqiptarë dhe sa poshtë ka rënë Kartagjena”.

“Sepse na çatë k**** me këtë format idiot”, shkruan ai.

54545

Reagimit të këngëtarit i është bashkuar edhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj, i cili shprehet se ky spektakël “është gjenocid kulturor”.

“Jemi një vend me mangësi alternative. Edhe të rinjtë pak merren me sportin. BB mediatizohet, ka një kanal të fuqishëm.  Publiku shikon spontanitetin, shikon veten. Këtu është një dhunë e atyre që kanë mundësi dhe është një dhunë shumë e ashpër. Është gjenocid kulturor. Ky formatim social i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë të shohë Big Brother. I mungon alternativa e informacionit”, tha ai në Dritare Tv.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb