Ish-futbollisti i Kombëtares, Agustin Kola, tashmë në rolin e specialistit dhe trajnerit analizoi performancën e Shqipërisë në barazimin 0-0 ndaj Kazakistanit në transfertë. Kola u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së Rejës në fushën e lojës, teksa i ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në “News 24”, u shpreh:

  • foto galeri

“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. S’jam me atë që ngeci Shqipëria. Sot luajtëm bukur. E dominuan lojën, ndryshe nga ndeshja e parë që nuk luajtën fare. Fati na dënoi. Me Lituaninë nuk i krijuam rastet që krijuam sot.

Si e mundën Lituaninë ata? Luajtëm ne sot. Qarkullim topi kishim, raste kishim. Ne nuk jemi pretendentë për Botërorin dhe Europianin. Kishim mungesa, luajtën çunat të rinj. Hysaj për Shqipërinë është Ronaldo. Kallaku luajti shumë mirë. Edhe unë nga sulmues kam luajtur mbrojtës”, u shpreh Kola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb