TIRANË

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka reaguar për herë të parë pas tërheqjes nga zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur nga gazetari i “BalkanWeb” dhe “News24”, Ergys Gjençaj, kreu i PDS është shprehur se ka vendosur të tërhiqet nga zgjedhjet parlamentare, pasi i kanë dështuar negociatat me faktorë politikë të së majtës.

“Partia Demokracia Sociale u tërhoq nga zgjedhjet. Pasi dështuan negociatat me faktorë politikë të së majtës për bashkëpunim elektoral u gjykua që në rrethanat e imponuara nga Kodi Zgjedhor dalja më vete do të ishte e pafrytshme. Do të ketë sfida të tjera elektorale përpara ku PDS do të angazhohet”, ka deklaru Milo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb