Profesori Isuf Kalo, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, deklaroi se nisma e ministrisë së Shëndetësisë për të thirrur mjekët në pension, madje edhe studentët që t’i japin një dorë atyre që shërbejnë në sistemin parësor me qëllim që të përballojnë sëbashku emergjencën e krijuar nga përhapja e koronavirusit është mjaft e mirë.

Ai i bëri apel ndër të tjera të gjithë mjekëve shqiptarë që punojnë në Europë, të vijnë e të ndihmojnë Shqipërinë, të bëjnë një xhest patriotik.

“Unë them që gjërat po shkojnë kështu, pra ky izolimi i popullsisë po bëhet që të shtyhet sa më shumë piku I përhapjes së virusit, që të ketë pak raste të reja, që të mos ketë shpërthime të menjëhershme, thuhet që kemi pak respiratorë, mungesë kemi dhe tek stafi. I bëj apel edhe pensionistëve që të aplikojnë, unë i pari jam ofruar edhe studentëve i është bërë thirrje të japin kontrobut. Apel i bëj kolegëve tanë që janë në Europë, të vijnë për një xhest patriotik, të na ndihmojnë”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: