Ndeshja e parë në Europa League mes Manchester United dhe Barcelonës përfundoi 2-2, e luajtur pak ditë më parë. Para sfidës së kthimit që do mbahet në Manchester, ka folur lojtari i “Djajve të kuq”, Rafael Varane.

“Ndeshja e parë ishte një ndeshje e shkëlqyer. Morëm një rezultat të mirë, mund të kishim shënuar më shumë, por gjithsesi treguam personalitet në fushë. Do të na duhet durim dhe disiplinë në ndeshjen e kthimit, jemi gati për sfidën” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb